Siguruar nga OSBE, (https://www.osce.org/secretariat/383829)

Dua informacion

Rreth Anketës së udhëhequr nga OSBE për Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave

 

Për çfarë është raporti?

Ky raport paraqet gjetje të krahasueshme ndër-rajonale të Anketës së udhëhequr nga OSBE për Mirëqenien dhe Sigurinë e grave, e cila u implementua në vitin 2018 në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, Moldavi [1] dhe Ukrainë [2] Hulumtimi është kryer edhe në Kosovë. [3]

Anketa e udhëhequr nga OSBE u realizua me qëllim sigurimin e të dhënave të krahasueshme për format e ndryshme të dhunës që gratë kishin përjetuar gjatë fëmijërisë dhe gjithë jetës së tyre. Hulumtimi ekzaminoi dhunën që gratë përjetojnë në mjediset konfliktuale dhe jo-konfliktuale, si dhe ndikimin që dhuna ka te gratë, përfshirë pasojat e saj afatgjata. Pyetje mbi normat dhe qëndrimet e lidhura me dhunën ndaj grave u ngritën për të kuptuar më mirë shkaqet themelore të dhunës.

Anketa e udhëhequr nga OSBE zbulon një numër të prirjeve dhe gjetjeve në lidhje me përhapjen e dhunës ndaj grave dhe vajzave, ndikimin e saj, normat themelore shoqërore dhe stereotipet. Cilat janë gjetjet kryesore?

  • Shtatëdhjetë përqind e grave, ose një numër i llogaritur prej 16 milion grash, kanë përjetuar një formë të ngacmimit seksual, kërcënimit, dhunës nga partneri intim ose dhunës nga një jo-partner (përfshirë dhunën psikologjike, fizike ose seksuale) që nga mosha 15 vjeç;
  • Dyzet e pesë përqind e grave, ose afërsisht 10.2 milion gra, kanë përjetuar ngacmim seksual, përfshirë ngacmimin përmes internetit;
  • Njëzet e tre përqind e grave, ose afërsisht 4.9 milion gra, kanë përjetuar dhunë fizike dhe/ose seksuale nga partneri intim;
  • Tetëmbëdhjetë përqind e grave ose një numër i llogaritur prej 4.4 milion grash, kanë përjetuar dhunë fizike dhe/ose seksuale në duart e një jo-partneri.

 

Dhuna psikologjike është forma më e përhapur e dhunës nga partneri intim e raportuar në anketë, me 60% të grave që kanë qenë në një marrëdhënie që e kanë provuar nga një partner.

Të dhënat e anketës sugjerojnë se besimet në nënshtrimin e grave, bindjen ndaj bashkëshortit dhe heshtja rreth VAWG, vazhdojnë të jenë të pranishme në rajon dhe se gratë që kanë këto këndvështrime kanë shumë gjasa të thonë se kanë përjetuar dhunë.

Përfundimet kryesore

Bazuar në gjetjet e hollësishme të anketës, OSBE-ja ka hartuar një numër të konkluzioneve kryesore që sugjerojnë mënyra për të njohur dhe reaguar ndaj dhunës ndaj grave. Këto përfundime bazohen në Konventën e Stambollit dhe rekomandimet e organeve të Kombeve të Bashkuara.

  • Shkalla e dhunës ndaj grave dhe vajzave në zonën e mbuluar nga anketa kërkon përpjekje të zgjeruara për zbatimin e legjislacionit dhe përmirësimin e planeve të veprimit që do të adresojnë të gjitha format e dhunës të përjetuara nga gratë dhe vajzat.
  • Anketa zbulon qartë se të gjitha gratë, pavarësisht nga statusi i tyre ekonomik ose social, mund të përjetojnë dhunë, por disa grupe të grave janë nën një rrezik më të lartë. Këto rreziqe përfshijnë të qenurit e dobët, e varur ekonomikisht ose të paturit fëmijë.
  • Karakteristikat dhe sjellja e autorëve gjithashtu duhet të merren në konsideratë si faktorë të mundshëm rreziku që kontribojnë në dhunën nga partneri intim.
  • Dhuna ka një ndikim të rëndë fizik dhe psikologjik, dhe gratë në vendet e anketuara vuajnë nga probleme shëndetësore si rezultat i përvojave të tyre me dhunën.
  • Bazuar në të dhënat e mbledhura, është e qartë se gratë nuk raportojnë pjesën më të madhe të incidenteve në polici dhe se ato rrallë here kërkojnë mbështetje nga institucionet e tjera.
  • Barrierat për të kërkuar ndihmë janë të rrënjosura në qëndrimet që i imponojnë grave heshtjen dhe mbrojnë dhunuesit, dhe gjithashtu në mungesën e besimit të grave në ndihmën dhe mbrojtjen e autoriteteve.
  • Të dhënat e mbledhura ilustrojnë se shumica e grave nuk dinë se çfarë të bëjnë nëse dhunohen dhe se nuk janë të vetëdijshme për organizatat lokale të specializuara që ofrojnë mbështetje.
 

[1]          Rajoni Transdniestrian nuk është i përfshirë në anketë. Sidoqoftë, një diskutim fokusi në grup u mbajt me gra nga ky rajon.

[2]          Kampioni i studimit në Ukrainë nuk përfshin Republikën Autonome të Krimesë ose zona jo të kontrolluara nga qeveria në rajonet Donetsk dhe Luhansk. Anketa u krye tek një përfaqësi e popullatës së rritur të grave (2,048 gra të moshës 18-74 vjeç), përfshirë 298 gra që jetojnë afër vijës së kontaktit në rajonin Donetsk dhe Luhansk, në përpjekje për të kuptuar më mirë sesi ndikon konflikti në dhunën kundër grave.

[3]          Të gjitha referencat për Kosovën, qoftë për territorin, institucionet ose popullatën, në këtë tekst, duhet të kuptohen në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Si mund t’i përdorin shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së të dhënat nga anketat?

  1. Informoni politikat, strategjitë dhe planet e veprimit në nivel kombëtar dhe lokal
  • Përdorni të dhënat për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive kombëtare dhe planeve të veprimit, si planet kombëtare të barazisë gjinore, planet për luftimin e dhunës ndaj grave dhe planet kombëtare të veprimit për Rezolutën UNSCR 1325
  • Të dhënat e anketës dhe hulumtimit përmbajnë informacione përkatëse për një gamë të gjerë të ministrive, përfshirë politikën sociale, drejtësinë, punët e brendshme, mbrojtjen, shëndetësinë dhe arsimin.
  • Prezantoni dhe diskutoni të dhënat brenda organeve bashkërenduese dhe grupeve të punës për barazinë gjinore dhe luftimin e dhunës me bazë gjinore, si dhe sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes dhe forcat e armatosura, në grupet parlamentare dhe grupet e punës
  • Informoni mbi buxhetimin e përgjegjshëm gjinor në nivelin komunal, krahinor dhe kombëtar

 

  1.  Për monitorimin dhe raportimin ndaj angazhimeve ndërkombëtare (nëse aplikohet):
  • Raporte te Komiteti CEDAW
  • Platforma e Pekinit për Veprim
  • Planet e veprimit kombëtar për Rezolutën UNSCR 1325
  • Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (Objektivi 5 dhe 16)
  • Konventa GREVIO / Stamboll
  • Indeksi Evropian për Barazi Gjinore
  • Kërkesat e raportimit të NATO-s

 

  1. Përfshini të dhëna dhe gjetje të anketës në komunikim dhe aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit

 

  1. Kërkime të mëtejshme duke përdorur grupin e të dhënave të anketës së udhëhequr nga OSBE
  • Analizoni ndryshimet në mbizotërimin, raportimin dhe ndikimin e dhunës ndaj grave në nivelin nën-kombëtar dhe zhvilloni rekomandime specifike në atë nivel.

Foto ilustruese

Portrait of a woman - purple tilt
Portrait of a woman - blue tilt
Portrait of a woman - yellow tilt
Portrait of a woman - red tilt
Portrait of a woman - teal tilt
Portrait of a woman - blue tilt
Portrait of a woman - purple tilt
Portrait of a woman - blue tilt
Portrait of a woman - yellow tilt
Portrait of a woman - red tilt
Portrait of a woman - teal tilt
Portrait of a woman - blue tilt
Portrait of a woman - purple tilt
Portrait of a woman - blue tilt
Portrait of a woman - yellow tilt
Portrait of a woman - red tilt